Bota

Arritja e marrëveshjes për dokumentet, Varhelyi: Shpresoj të shënojë një epokë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve

Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mirëpritur marrëveshjen derisa tha se qytetarët e Kosovës do të kalojnë pa pengesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare.

28 Gusht 2022, 10:35 Nga e.k
Arritja e marrëveshjes për dokumentet, Varhelyi: Shpresoj të
Oliver Varhelyi

TIRANË- Komisoneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës. Vrahelyi shprehet se shpreson që nga kjo arritje të nisë një epokë tjetër mes dy vendeve për të arritur marrëveshje të tjera që të zbatohen në mënyrë të ndërsjellët.

“E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje dhe zbatim të ndërsjellë”, shkruan Oliver Varhelyi.

Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mirëpritur marrëveshjen derisa tha se qytetarët e Kosovës do të kalojnë pa pengesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare.

olivér várhelyi

Sondazh

Poll