Bota

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Mulosmani: Meritë e Kurtit! Nëse janë cënuar raportet me SHBA-në atëhere s'ka vend për festë

Me anë të një statusi në Facebook Mulosmani shkruan se kjo është një meritë e Albin Kurtit ashtu si dhe në rast dëështimi përgjegjësia do të jetë vetëm e atij. Ai shprehet se Kurti po luan fort pavarsisht letrave që ka në dorë si dhe ngre dyshimin për një krisje të raporteve me SHBA-në për të cilën thotë se nëse ka ndodhur atëherë nuk do të kishte më vend për festime.

28 Gusht 2022, 11:44 Nga e.k
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Mulosmani: Meritë e Kurtit! Nëse
Ermal Mulosmani

KOSOVË- Ditën e djeshme me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së u bë e mundur arritja e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës në lidhje me dokumentet. Në lidhje me këtë ka ardhur dhe reagimi i gazetarit Ermal Mulosmani i cili shprehet optimist për këtë marrëveshje dhe pse ngre disa dyshime në lidhje me konkludimin e saj.

Me anë të një statusi në Facebook Mulosmani shkruan se kjo është një meritë e Albin Kurtit ashtu si dhe në rast dështimi përgjegjësia do të jetë vetëm e atij. Ai shprehet se Kurti po luan fort pavarsisht letrave që ka në dorë si dhe ngre dyshimin për një krisje të raporteve me SHBA-në për të cilën thotë se nëse ka ndodhur atëherë nuk do të kishte më vend për festime.

"Kurti po luan fort. Domethënë po kërkon maksimumin pavarësisht nga letrat që ka në dorë. Në poker kjo quhet bllof. Një herë të thonë "pass" dhe ti fiton. Por herën tjetër ndoshta thonë "visto" e kjo nuk shkatërron vetëm karrierën e Albin Kurtit por vë në diskutim të ardhmen e Kosovës. Nëse Kurti e ka arritë këtë fitore duke cënuar raportet me amerikanët (ka shenja të tilla) dyshoj se fitorja ka vend për festime. Letrat fituese të Kosovës i ka Amerika. Nëse ata tërhiqen nga mbështetja e Kosvës, Serbia e viston bllofin.
E drejta shpeshherë nuk fiton, sidomos kur atë e përfaqëson i pafuqishmi i vogël. Prandaj shërbejnë aleancat strategjike. Të vegjlit bëhen me të mëdhenj që konflikti të mos jetë vetëm me ta. Të mëdhenjtë i mbështesin me kushtin që ata të jenë të bindur. Nuk ka vend për të pabindur në aleanca. Nga një anë kërkon të shtosh praninë e forcave të NATO-s në Kosovë nga ana tjetër i kundërshton aleatët kur të kërkojnë sakrifica", shkruan Molosmani.

STATUSI I PLOTË I ERMAL MULOSMANI

Marrëveshja e arritur mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës është padyshim arritje e Kryeministrit Kurti. Kritikët duhet të pranojnë arritjet dhe t'i komplimentojnë ato në mënyrë që të jenë të besueshëm kur kritikojnë. Mohimi i tërësishëm cënon besueshmërinë. Nëse shqiptarët e Kosovës udhëtojnë për në Serbi, vetëm me ID të lëshuara nga shteti i Kosovës, pa telashe, është një ndryshim i madh me atë që ka qenë më përpara.
Kurti po luan fort. Domethënë po kërkon maksimumin pavarësisht nga letrat që ka në dorë. Në poker kjo quhet bllof. Një herë të thonë "pass" dhe ti fiton. Por herën tjetër ndoshta thonë "visto" e kjo nuk shkatërron vetëm karrierën e Albin Kurtit por vë në diskutim të ardhmen e Kosovës. Nëse Kurti e ka arritë këtë fitore duke cënuar raportet me amerikanët (ka shenja të tilla) dyshoj se fitorja ka vend për festime. Letrat fituese të Kosovës i ka Amerika. Nëse ata tërhiqen nga mbështetja e Kosvës, Serbia e viston bllofin.
E drejta shpeshherë nuk fiton, sidomos kur atë e përfaqëson i pafuqishmi i vogël. Prandaj shërbejnë aleancat strategjike. Të vegjlit bëhen me të mëdhenj që konflikti të mos jetë vetëm me ta. Të mëdhenjtë i mbështesin me kushtin që ata të jenë të bindur. Nuk ka vend për të pabindur në aleanca. Nga një anë kërkon të shtosh praninë e forcave të NATO-s në Kosovë nga ana tjetër i kundërshton aleatët kur të kërkojnë sakrifica.
Megjithatë, për momentin, Kosova ka bërë një hap përpara dhe meritor për këtë është ekskluzivisht Kryeministri. Uroj që hapi tjetër të jetë gjithashtu përpara, përndryshe fajtori do të jetë ekskluzivisht ai...
Deri atëhere urime Kurtit dhe VV!

Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mirëpritur marrëveshjen derisa tha se qytetarët e Kosovës do të kalojnë pa pengesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare.

ermal mulosmani

Sondazh

Poll