Aktualitet

I moshuari u vetëplagos! Arrestohen familjarët dhe i plagosuri, Policia: Arma ishte pa leje

Gjithashtu janë arrestuar dhe familjarët e tij përkatësisht i biri 26 vjeç i identifikuar me inicialet N.Xh dhe bashkëshortja me inicialet F.XH 53 vjeçe për akuzën e moskallzimit të krimit.

28 Gusht 2022, 10:17 Nga e.k
I moshuari u vetëplagos! Arrestohen familjarët dhe i plagosuri,
Foto ilustruese

TIRANË- Një 66-vjeçar i identifikuar me inicialet H.XH ka rënë në pranga e Policisë pasi u vetëplagos në banesë me një armë zjarri të cilën e kishte pa leje.

Gjithashtu janë arrestuar dhe familjarët e tij përkatësisht i biri 26 vjeç i identifikuar me inicialet N.Xh dhe bashkëshortja me inicialet F.XH 53 vjeçe për akuzën e moskallzimit të krimit.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit H. Xh., 66 vjeç, N. Xh., 26 vjeç, dhe F. Xh., 53 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Shtetasi H. Xh., ditën e djeshme, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë. Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur për ngjarjen, të cilën shtetasi H. Xh. e mbante pa leje, ndërsa shtetasit N. Xh. dhe F. Xh., nuk kanë kallëzuar krimin.

policia e tiranes

Sondazh

Poll