Bota

Mali i Zi: Shqipëria derdh ujërat e zeza në Bunë, po kërcënon florën dhe faunën

Vijesti raporton se disa peshkatarë nga Ulqini kanë deklaruar se nuk kanë mundur as të peshkonin dot për shkak të erës së keqe.

27 Gusht 2022, 23:44 Nga F.M
Mali i Zi: Shqipëria derdh ujërat e zeza në Bunë, po
Buna

MALI I ZI- Mediat malazeze raportojnë për një incident ekologjik të ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, kur një sasi e madhe e ujërave të zeza u lëshua nga pjesa e Bunës që i përket Shqipërisë. Vijesti raporton se disa peshkatarë nga Ulqini kanë deklaruar se nuk kanë mundur as të peshkonin dot për shkak të erës së keqe.

Artikulli:

Incidenti ekologjik i ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, kur një sasi e madhe e ujërave të zeza u lëshua në pjesën e Bunës që i përket Shqipërisë fqinje, mbi kullën e rojës së Shën Nikollës. Kjo situatë kërcënoi situatën, tashmë të brishtë në të dyja degët e lumit. Disa peshkatarë nga Ulqini kanë thënë për “Vijesti” se në atë kohë nuk ka mundur të peshkohet për shkak të erës së keqe të padurueshme.

 

mali i zi shqiperi lumi buna

Sondazh

Poll