Bota

Abazoviç për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Të ndryshojmë të ardhmen

Abazoviç thotë se mirëpret dëshirën e dy vendeve fqinje për të arritur marrëveshje.

27 Gusht 2022, 23:58 Nga F.M
Abazoviç për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Të
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Abazoviç thotë se mirëpret dëshirën e dy vendeve fqinje për të arritur marrëveshje. Sipas tij e kaluara nuk mund të ndryshohet, por e ardhmja, po.

“Qeveria e Malit të Zi mirëpret marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Dialogu është zgjidhja e vetme e mundshme për të kapërcyer çdo krizë. Ne duam paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen,”- shkruan Abazoviç.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

dritan abazovic marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll