Bota

Marrëveshja Kurti-Vuçiç, DASH: Dialogu do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet

Departamenti Amerikan i Shtetit shton se dialogu ka ndikuar shumë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

27 Gusht 2022, 23:21 Nga F.M
Marrëveshja Kurti-Vuçiç, DASH: Dialogu do të
DASH

KOSOVË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumetat e identifikimit. Në përgjigjen për Ekspress thuhet se SHBA besojnë se të dy vendet nëpërmjet dialogut do të arrijnë te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe do të zhbllokojë të ardhmen e tyre evropiane.

“Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin. Ne besojmë se Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet,”- thuhet në përgjigje.

Departamenti Amerikan i Shtetit shton se dialogu ka ndikuar shumë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërkohë, përderisa Dialogu ka atë fokus strategjik, ai gjithashtu është dëshmuar se është një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe shumë fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,”- vijon DASH.

Sipas tyre, deri në fund të muajit, bazuar në angazhimin e të dyja palëve dhe të emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ata do të gjejnë një mënyrë që ta vazhdojnë dialogun në mënyrë paqësore për të ecur përpara.

“Pra, pres që deri në fund të muajit, bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe në punën e palodhur të Përfaqësuesit Special për Bashkimin Evropian, të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara në mënyrë paqësore,”- ka theksuar zëdhënësi.

Sot, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet e identifikimit.

marrëveshja kosovë-serbi dash

Sondazh

Poll