Bota

Thriller në Greqi, turisti Italian gjen çantën me dy trupa të dekompozuar

Çanta që ka gjetur turisti është dërguar në qendrën shëndetësore të Naxos, ku po kryhet ekspertiza.

27 Gusht 2022, 22:19 Nga F.M
Thriller në Greqi, turisti Italian gjen çantën me dy trupa
Naxos

GREQI- Një turist Italian ka gjetur një çantë ku ishin poaketuar dy trupa të pajetë e të dekompozuar. Mediat greke shkruajnë se turisti e ka gjetur çantën këtë pasdite, në plazhin e Fykios, në ishullin Naxos të Greqisë. Çanta që ka gjetur turisti është dërguar në qendrën shëndetësore të Naxos, ku po kryhet ekspertiza. Por, për shkak se personat që ndodheshin aty kishin kohë që kishin vdekur, është i pamundur identifikimi i tyre për momentin.

I vemti informacion që bëhet me dije është se një prej trupave i përket një burri të rritur, ndërsa tjetri ka përmasa më të vogla në fizik e nuk dihet ende asgjë për të. 

Njoftimi:

Autoriteti Portual i Naxosit u njoftua mesditën e sotme nga një person privat për ekzistencën e dy trupave në kalbje të avancuar, që notonin në det, në zonën detare të plazhit ¨Fykio¨ Kato Koufonisi . Në vendngjarje ka mbërritur një gomone patrullë e LS-EL.AKT, ku me ndihmën e efektivëve vendas, trupat e pajetë janë nxjerrë në breg dhe më pas janë marrë dhe janë dërguar nga punonjës të Autoritetit Portual përkatës në Spitalin e Përgjithshëm-Qendra Shëndetësore. të Naxosit. Nga gjetjet u konstatua se një trup i përket një personi të rritur, ndërsa i dyti, është me përmasa më të vogla. Autoriteti Portual Naxos, i cili kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e një nekropsi në Morgun e Pireut .

kufoma ne greqi greqi

Sondazh

Poll