Bota

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Osmani: Reciprocitet e barazi!

Osmani i ka falënderuar ShBA’të dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre mbështetës në dialog.

27 Gusht 2022, 19:59 Nga F.M
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Osmani: Reciprocitet e barazi!
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë për dokumentet hyrëse-dalëse. Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Osmani i ka falënderuar ShBA’të dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre mbështetës në dialog.

Postimi i plotë;

Reciprocitet e barazi.  Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

vjosa osmani kosove-serbi

Sondazh

Poll