Bota

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet, Borrell: Sapo morëm garanci

Borrell shkruan se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

27 Gusht 2022, 18:08 Nga F.M
Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet, Borrell: Sapo
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i Politikës të Jashtme në Bashkimin Evropian Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakort për mjetet identifikuese. Në një statusn ë rrjetet sociale, Borrell shkruan se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe. Serbët e Kosovës, si të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre,”- shkruan Borrell.

Përsa i përket dokumenteve për hyrje-dalje, Kosova është shprehur se është e gatshme të heqë dorë nga lëshimi i tyre, nëse edhe Serbia bën të njëjtën gjë. Më herët, Vuçiç, tha se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat serbe. Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh. Serbia ka kërkuar që këto targa të zëvendësohen me targat e mëhershme KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga kryeministri Kurti. 

albin kurti aleksander vucic josep borrell

Sondazh

Poll