Bota

Si skena filmi, 4 “skifterë” në Greqi, pasi përplasin të moshuarin sfidojnë patrullën e policisë

Protothema shkruan se gjatë ndjekjes, makina e Romës (fuoristradë) ka zhvilluar shpejtësi të lartë dhe është përplasur me një mjet që drejtohej nga një i moshuar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

27 Gusht 2022, 17:14 Nga I.A
Si skena filmi, 4 “skifterë” në Greqi, pasi përplasin
Makina e perplasur

GREQI- Ndjekja kinematografike me makinë e një grupi romësh nga një makinë patrulle policie përfundoi në një përplasje të ashpër kur efektivët e ELAS-it i bënë shenjë makinës rome të ndalonte, por ata u larguan me shpejtësi për të shpëtuar. Protothema shkruan se gjatë ndjekjes, makina e Romës (fuoristradë) ka zhvilluar shpejtësi të lartë dhe është përplasur me një mjet që drejtohej nga një i moshuar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Më herët, katër romët kishin tentuar të hyjnë në një shtëpi në zonën e Zofrias. Mirëpo, sapo janë vënë re nga policia, kanë tentuar të arratisen me xhipin e argjendtë. Një ndjekje pasoi në rrugët e ngushta përreth me kriminelët që iknin duke lëvizur përgjatë Avenue Megalo Alexandrou në drejtim të Aspropirgos. Mirëpo, në lartësinë e unazës së Aigaleos, ata janë përplasur rëndë me një makinë në të cilën udhëtonte një i moshuar.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i makinës, ndërsa hajdutët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë drejt arave. Policët në ndjekje i kanë ndjekur dhe kanë arritur të arrestojnë tre nga katër personat. Një grup sigurie ndodhet në zonë dhe po kryen hetimet për identifikimin e kriminelit të katërt.

ndjekje ne greqi

Sondazh

Poll