Bota

Marrëveshja Kosovë- Serbi, Lajçak: Faleminderit Escobar për diplomacinë amerikanë

Lajçak shkruan se e falënderon Escobarin për mbështetjen dhe angazhimin e diplomacisë amerikane në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

27 Gusht 2022, 18:49 Nga F.M
Marrëveshja Kosovë- Serbi, Lajçak: Faleminderit Escobar
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falenderuar të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje për qytetarët e të dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Lajçak shkruan se e falënderon Escobarin për mbështetjen dhe angazhimin e diplomacisë amerikane në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falenderoj Gabriel Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja,”- shkruan Lajcak.

Më herët, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

miroslav lajcak gabriel escobar kosove-serbi

Sondazh

Poll