Art&Argëtim

Të shtëna me armë në koncertin e Wiz Khalifa, 3 të plagosur

Në koncertin e reperit të famshëm Wiz Khalifa, të gjithë të pranishmit u larguan pasi u raportua për të shtëna me armë.

27 Gusht 2022, 14:35 Nga s.s
Të shtëna me armë në koncertin e Wiz Khalifa, 3 të
wiz khalifa

Një ngjarje aspak e pazakontë ka ndodhur në koncertin e reperit Wiz Khalifa. Të gjithë të pranishmit në koncertin e reperit Wiz Khalifa të mbajtur në Indianapolis u shoqërua me panik, pasi u raportua për të shtëna me armë.

Sipas dëshmitarëve reperi përfundoi këngën e tij në Qendrën Muzikore Ruoff në Noblesville, Indiana para se të ndodhte sherri në të majtën e tij të skenës. Sipas “New York Post” thuhet se të pranishmit kanë nisur të vrapojnë drejt daljeve të stadiumit, për pasojë disa kanë shkelur me këmbë njëri-tjetrin.

Fansat u duk se u larguan me nxitim nga skena drejt daljeve, duke bërë që shumë nga audienca e madhe të ndiqnin shembullin. Qendra Muzikore Ruoff, një vend në natyrë, ka një kapacitet prej pothuajse 25 mijë personash.

Tre pjesëmarrës të koncertit u transportuan në spital me lëndime të lehta, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Hamilton, ku shkaku i plagëve të tyre nuk dihet ende. Policia nuk ka mundur të gjejë ndonjë armë në vendngjarje.

Ian Hansen, 21 vjeç, nga Indianapolis, po e shikonte shfaqjen nga lëndina kur pa sherrin që shpërtheu në fund të këngëve të reperit.

wiz khalifa sherr

Sondazh

Poll