Art&Argëtim

EPIKE/ Fedez: Fjala e vetme që di shqip është 'të ***** robt', ia thashë kryetarit të Bashkisë të Tiranës

Fedez iu është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës me një fjalë shqip. Ylli italian, duke mos qënë i vetëdijshëm se çfarë fjale i mësuan, ofendoi Veliajn.

27 Gusht 2022, 10:22 Nga A.B
EPIKE/ Fedez: Fjala e vetme që di shqip është 'të *****
Fedez

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e festivalit të njohur “Sunny Hill”, i cili do të vijojë gjatë fundjavës. Në mesin e artistëve të huaj që interpretuan disa nga hitet e tyre ishte dhe reperi italian Fedez. Kjo ishte hera e parë që ylli italian performon në Shqipëri e mesa duket kjo do të mbahet mend gjatë. Themi këtë pasi ai ka treguar se në shqip di vetëm një fjalë e cila është sharje e këtë ia ka thënë edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Teksa ndodhej në skenë, reperi zbuloi se fjala e vetme që di shqip është një sharje.

“E vetmja fjalë që di shqip është “Të q*fsha robt”. Ia thashë dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës” tha ai. Nuk dihet se si mund të ketë qënë reagimi i Veliajt në momentin që ka dëgjuar atë që iu tha nga Fedez.

Të tjerë artistë që performuan mbrëmë ishin Action Bronson, Tananai, Dafina Zeqiri, Capital T, Dren Abazi, Sancet.

fedez

Sondazh

Poll