Art&Argëtim

Shuplaka e famshme në Oscar bëhet film, protagonist vetë Chris Rock

Protagonist do të jetë vetë Chris Rock.

27 Gusht 2022, 07:29 Nga A.B
Shuplaka e famshme në Oscar bëhet film, protagonist vetë Chris
ëill Smith dhe Chris Rock

SHBA- Në muajt e fundit, Will Smith ka qenë një nga personat më të përfolur në Hollywood, dhe jo pa arsye. Momenti kur ai godet me shpullë Chris Rock, në natën e ndarjes së çmimeve Oscar, u bë virale.

Çështja u kthye në qendër të vëmendjes, më pas u kërkua falje nga Will Smith. Aktori postoi një video në Instagram, ku thotë se ishte “i çmendur” pas gjithë ngjarjeve dhe për këtë arsye nuk i kërkoi falje The Rock. 

Tashmë e gjithë kjo ngjarje do të bëhet film dhe protagonist do jetë vetë Chris Rock! Filmi do të përfshijë një skenë në të cilën Rock, si një organizator eventi i quajtur Adam, goditet nga Leo ( Javier Bardem), një baterist që shfaqet në skenë atë natë në një gala për mbledhjen e fondeve. 

Përveç disa deklaratave, Chris Rock i cili u gjend në qendër të vëmendjes pas shuplakës së famshme, nuk u mor më shumë me ngjarjen, duke mbajtur një qëndrim neutral pa deklarata madhështore. 

Filmi me metrazh të shkurtër, me titull “Look at Me”, mund të përkthehet si një lutje nga Rock, që bota të shikojë punën e tij, duke harruar incidentin në Oscar. 

will smith

Sondazh

Poll