Art&Argëtim

FOTOGALERI/ Tri netë magjike! Starton sot "Sunny Hill Festival", gjithçka gati për të nisur festën në kryeqytet

Kamera e LSA ka fotografuar edhe momentet e para të hyrjes së fansave që kanë zgjedhur të ndjekin këngëtarët e tyre të preferuar në këto tre netë të mbushura me art, muzikë dhe padyshim gëzim.

26 Gusht 2022, 21:11 Nga e.k
FOTOGALERI/ Tri netë magjike! Starton sot "Sunny Hill Festival",
Pamje nga vendi ku do mbahet "Sunny Hill"

TIRANË- Mbrëmjen e sotme do të startojë në kryeqytet festivali "Sunny Hill", ku për tri netë me radhë këngëtarët më të mirë shqiptarë dhe të huaj do ndezin atmosferën në kodrat e Liqenit Artificial.

Kamera e LSA ka fotografuar edhe momentet e para të hyrjes së fansave që kanë zgjedhur të ndjekin këngëtarët e tyre të preferuar në këto tri netë të mbushura me art, muzikë dhe padyshim gëzim.

Ndërkohë, në nisje të festivalit të shumëpritur për të rinjtë e kryeqytetit, Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj dhe organizatori Dukagjin Lipa, inspektuan detajet e fundit të përgatitjeve dhe bënë njëzëri thirrje për të festuar në mënyrë të përgjegjshme këto tre netë magjike me muzikë të vërtetë.

ARTISTËT QË DO PERFORMOJNË:

Action Bronson
Fedez
Tananai
Dafina Zeqiri
Capital T
Dren Abazi
Art Lokaj
Sancet
Cryjaxx
Art Halili

sunny hill ne tirane

Sondazh

Poll