Bota

Ministria e Jashtme ruse pezullon pasaportat e huaja biometrike

Ministria e Jashtme e Rusisë ka noftuar për pezullimin e lëshimit të pasaportave të huaja biometrike, duke thënë se ka në “arsye teknike”.

27 Gusht 2022, 14:09 Nga s.s
Ministria e Jashtme ruse pezullon pasaportat e huaja biometrike
Pashaportë biometrike Ruse

RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë ka noftuar më 26 gusht për pezullimin e lëshimit të pasaportave të huaja biometrike, duke thënë se ka në “arsye teknike”, duke mos dhënë arsye për këtë vendim.

Kohë më parë, Rusia kishte ndaluar lëshimin e dokumenteve të brendshme biometrike, për shkak të mungesës së çipave të kërkuar për to. Mungesa e këtyre çipave ishte për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Moskës pas nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës fqinje më 24 shkurt, raporton CNN.

Në qershor, banka shtetërore ruse, Sberbank njoftoi se do të “rikodonte” çipat e vjetër që janë përdorur nga kjo bankë, për kartelat e reja bankare që kjo bankë lëshon.

Shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës. Në sanksione janë një sërë sektorësh, përfshirë edhe sektorët bankar dhe të teknologjisë.

ministria e jashtme ruse rusi pasaposrta biometrike

Sondazh

Poll