Bota

U akuzua për trafikim seksual, finianceri miliarder vret veten në qelinë e burgut

10 Gusht 2019, 19:35 Nga DOSJA
U akuzua për trafikim seksual, finianceri miliarder vret veten në

MANHATTAN- Sipas mediave amerikane  milioneri pedofil, Jeffrey Epstein ka vrarë veten pasi u arrestua me 6  korrik për prostitucion. Ai ka vrarë veten në burgun e Manhattan teksa ishte në paraburgim në pritje të gjyqit të rradhës, nën akuzat për seks dhe trafikim ndaj të miturve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy javë pasi miliarderi u gjet i plagosur në një pozicion fetal me plagë në qafë.

Zyrtarë nga burgu ku po qëndronte në paraburgim Epstein, kanë konfirmuar se është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të shtune.

Epstein është arrestuar më datë 6 korrik pasi akuzohej për trafikim seklsual.

Ndërkohë dhjetëra akuza të rënda rëndojnë mbi të, pasi kishte abuzuar me shumë vajza të mitura në vilat e tij në Manhattan dhe Palm Beach, Florida.

 Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ffinancieri miliarder jeffrey epstein manhattan vret veten ne burg ffinancieri miliarder jeffrey epstein manhattan vret veten ne burg

Sondazh

Poll

Bota 9 Gusht 2019, 18:58

Qeveria turke ka shkatërruar mbi 300 mijë libra

TURQI- Javën e kaluar janë shkatërruar mbi 300.000 libra në çdo shkollë apo bibliotekë të Turqisë.Sipas artikullit të “Theguardian”, thuhet se ky shkatër...