Bota

Atentatori i El Pasos kërkonte të vriste meksikanë

10 Gusht 2019, 14:18 Nga DOSJA
Atentatori i El Pasos kërkonte të vriste meksikanë

MEKSIKË– Tashmë është bërë i ditur një raport i policisë që e konfirmon këtë dyshim. Aty thuhet, se 21 vjeçari i arrestuar ka thënë, se kishte vënë në shënjestër meksikanët në qendrën tregtare në El Paso. Ai vrau tetë meksikanë, shumë prej viktimave të tjera ishin me origjinë amerikanolatine. Gjatë arrestimit të tij, autori i vrasjeve hoqi dorë nga e drejta për të heshtur dhe u ka përshkruar hetuesve rrjedhën e atentatit.

Lidhje me skenën ekstremiste të djathtë

Kështu ai ka thënë, se ka lëvizur 9 orë me makinë në zonën ku banonte, Allen, për të identifikuar, ku kishte më shumë latinë. Me automatikun e tij dhe municionin me vete ai hyri pastaj në qendrën tregtare dhe filloi të qëllojë. Në një manifest ekstremist të djathtë të publikuar më parë në internet, ai kishte paralajmëruar për „invazionin hispanik” nga Amerika Latine. Mes viktimave në El Paso ishte edhe një gjerman, që kishte jetuar 40 vjet në Meksiksë, sipas bashkëshortes.

Ndërkohë policia ka arritur të pengojë një atentat të ri në shtetin federal të Nevadës, duke arrestuar një person nga skena ekstremiste e djathtë. 23 vjeçari nga Las Vegasi kishte planifikuar një atentat në një sinagogë. Prokuroria bëri të ditur, se ai akuzohet për konstruktimin e një bombe. Autori i vrasjeve ishte në kontakt edhe me një „organizatë ekstremiste” që kërkon të arrijë sundimin e racës së bardhë në SHBA. Hetuesit gjetën edhe një bllok shënimesh me plane për një atentat në Las Vegas.

 Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ekstremizmi i djathtë el paso meksikanët migrantet sulmi ekstremizmi i djathtë el paso meksikanët migrantet sulmi

Sondazh

Poll

Bota 9 Gusht 2019, 18:58

Qeveria turke ka shkatërruar mbi 300 mijë libra

TURQI- Javën e kaluar janë shkatërruar mbi 300.000 libra në çdo shkollë apo bibliotekë të Turqisë.Sipas artikullit të “Theguardian”, thuhet se ky shkatër...