Aktualitet

Kamerat e filmuan me Martinajn, vajza tregon takimin e fundit: Ishte mbrëmja e 5 gushtit, më datë 7 humba çdo kontakt

Martinajn ajo thotë se e ka njohur përmes rrjeteve sociale dhe se me të shoqërohej që nga muaji janar i këtij viti.

26 Gusht 2022, 18:31 Nga F.M
Kamerat e filmuan me Martinajn, vajza tregon takimin e fundit: Ishte
Ervis Martinaj

TIRANË- Vajza që u filmua nga kamerat e sigurisë së një hoteli me të zhdukurin Ervis Martinaj ka treguar takimin e fundit me të. E reja mësohet të ketë thenë se për herë të fundit janë takuar më 5 gusht, ditë për të cilën është raportuar më herët në media. Pa përmendur emër, ajo tregon se në hotel i ka dërguar një i njohuri i Martinajt, referuar efektivit të Operacionales, Jeton Lami, që edhe është arrestuar për këtë ‘shërbim’. Më pas, ajo thotë se të nesërmen i ka marrë i njëjti person nga hoteli e se ajo ka shkuar në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kanë folur, më pas kanë humbur çdo kontakt. Martinajn ajo thotë se e ka njohur përmes rrjeteve sociale dhe se me të shoqërohej që nga muaji janar i këtij viti.

“Kam që nga muaji janar i këtij viti që shoqërohem me të, jemi njohur përmes rrjeteve sociale. Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet. Tentova me çdo kusht të lidhesha me Martinajn, por nuk munda dot. Kam marrë persona që kishin dijeni për të, por nuk kam mësuar asgjë për fatin e personit me të cilin shoqërohesha,”- thotë ajo.

Martinaj ishte në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në tetë gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi.

 

ervis martinaj

Sondazh

Poll