Aktualitet

“Ishte gjithë jeta ime”, flet babai shqiptar: Kam thirrur për ndihmë, por s’më kanë dëgjuar për shkak të astmës

Babai i vogëlushes që u mbyt tragjikisht në det nuk do të jetë i pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit fëmijës së tij, pasi i është ndaluar të largohet nga vendi.

26 Gusht 2022, 16:17 Nga e.k
“Ishte gjithë jeta ime”, flet babai shqiptar: Kam thirrur
Vajza 6-vjeçare dhe babai i saj

GREQI- Vogëlushja Amelia, 6-vjeçarja që u gjet e vdekur pasditen e së hënës në një plazh në Kalamaki të Korinthit, do të varroset sot në Shqipëri. Babai i vogëlushes që u mbyt tragjikisht në det nuk do të jetë i pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit fëmijës së tij, pasi i është ndaluar të largohet nga vendi.

42-vjeçari foli për Protothema.gr, një ditë pas vendimit të prokurorit dhe hetuesit për lirimin e tij me akuzën e ekspozimit në rrezik të një të mituri. Në intervistën e tij ai theksoi se nuk do ta dëmtonte kurrë fëmijën e tij pasi e adhuronte.

"Kam thirrur për ndihmë, por ndoshta nuk më kanë dëgjuar. Unë vuaj nga astma dhe nuk bërtas dot", tha ai

Ditën e djeshme, në buletinin kryesor të lajmeve të Star, nëpërmjet avokatit të tij, babai i Amelias tha se kishte bërtitur kur i zhdukej vogëlushja nën ujë, por nuk dëgjohej për shkak të astmës.

mbytet 6-vjecarja shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll