Aktualitet

1 euro për tu futur në xhaminë e ‘Et’hem Beut’? Myftiu i Tiranës Lauren Luli: Është me dëshirë!

Luli tha se çdo turist që vjen të vizitojë xhaminë mund të kontrobuojë sipas dëshirës duke paguar biletën prej 1 eurosh.

26 Gusht 2022, 16:56 Nga F.M
1 euro për tu futur në xhaminë e ‘Et’hem Beut’?
Bileta dhe xhamia

TIRANË- Një biletë që kushton 1 euro e që të mundëson futjen e vizitorëve në xhaminë e ‘Et’hem Beut’ ka trazuar rrjetin sot. Bileta u publikua me foto dhe siç u raportua ky çmim është i vlefshëm për vizitorët dhe jo për besimtarët që vijnë për t’u falur.

1 euro për tu futur në xhaminë e ‘Et’hem Beut’?
Bileta

Në një prononcim për Dosja.al, Lauren Luli, Myftiu i Tiranës është shprehur se bileta nuk është e detyrueshme për askënd, por është një kontribut. Luli tha se çdo turist që vjen të vizitojë xhaminë mund të kontrobuojë sipas dëshirës duke paguar biletën prej 1 eurosh. E gkitha kjo sipas Myftiu ka qëllime humanitare.

“Jo në asnjë mënyrë, bileta nuk është e detyrueshme për askënd. Kemi vendosur një tarifë simbolike për turistët që duan të vizitojnë xhaminë. Kushdo mund të futet brenda në xhami, porn ë varësi të dëshirës, mund të blejnë edhge biletën. Më shumë është për qëllime humanitare,”- tha Luli.

lauren luli myftiu i tiranes

Sondazh

Poll