Aktualitet

FT+VD/ “U vetëvra pasi i fejuari i vodhi lekët e motrës”, familja e të riut nxjerr bisedat e fundit të 17-vjeçares: Vajza dhunohej

Ndërkohë ditën e sotme të afërm dhe familjarë të 27-vjeçarit kanë hedhur poshtë versionin se 17-vjeçarja i ka dhënë fund jetës pasi djali i tyre akuzohet se i vodhi kasafortën kunatës, ndërsa kanë publikuar disa biseda të fundit të viktimës.

25 Gusht 2022, 19:34 Nga e.k
FT+VD/ “U vetëvra pasi i fejuari i vodhi lekët e
Samanta Vita

TIRANË-Një ngjarje e rëndë do të trondiste kryeqytetin 2 ditë më parë ku një 17-vjeçare do t'i jepte fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë pasi i fejuari i saj Kristian Fusha dyshohej se kishte grabitur shtëpinë e motres së viktimës.

Ndërkohë ditën e sotme të afërm dhe familjarë të 27-vjeçarit kanë hedhur poshtë versionin se 17-vjeçarja i ka dhënë fund jetës pasi djali i tyre akuzohet se i vodhi kasafortën kunatës, ndërsa kanë publikuar disa biseda të fundit të viktimës.

"JOQ" ka nxjerrë disa biseda audio të adoleshentes, e cila shfaqet e indinjuar me sjelljen që familja bën ndaj saj, madje i akuzon ata edhe për dhunë.

FT+VD/ “U vetëvra pasi i fejuari i vodhi lekët e

Në një rrëfim lidhur me historinë e dashurisë mes të rinjve ata kanë dhënë prova mbi versionin e tyre të ngjarjes duke thënë se Kristiani ka marrë përsipër një faj që nuk e ka kryer pasi ato para do i përdorte për të nisur një jetë të re me të fejuarën e tij.

kristian fusha samanta vita

Sondazh

Poll