Aktualitet

Trageti i Brindisit vonohet 6 orë në Vlorë, mbeten pezull të moshuar e fëmijë

Në portin e Vlorës kanë mbetur të moshuar dhe fëmijë, të cilët po presin prej 6 orësh për tu ankoruar.

25 Gusht 2022, 18:02 Nga I.A
Trageti i Brindisit vonohet 6 orë në Vlorë, mbeten pezull të
Foto nga Porti i Vlores

VLORË- Trageti i Brindisit në Vlorë është 6 orë me vonesë për tu nisur. Mësohet se kjo vonesë ka ardhur për shkak të fluksit të shumtë. 

Në portin e Vlorës kanë mbetur të moshuar dhe fëmijë, të cilët po presin prej 6 orësh për tu ankoruar. Ende nuk dihet se sa do të vazhdojë kështu kjo situatë, ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim në lidhje me ankorimin e tragetit.

trageti i brindisit

Sondazh

Poll