Aktualitet

EMRI/ “Duhej të shlyeja 5,000 £ borxhe”, 29-vjeçari shqiptar kapet i fshehur në papafingon e shtëpisë

Arvanit Dodaj, ka rrëfyer se ishte i detyruar të rriste bimët e kanabisit, në mënyrë që të mund të paguante një borxh prej 5,000 £. Hetuesit i treguan gjykatësit provat sesi i riu shqiptar u kap i fshehur në papafingon e një prone ku policia gjeti 318 bimë kanabis, të ndara në pesë dhoma.

25 Gusht 2022, 18:13 Nga e.k
EMRI/ “Duhej të shlyeja 5,000 £ borxhe”,
Pamje nga "shtëpia e barit" ku u kap shqiptari

BRITANI- Një 29-vjeçar shqiptar ka dalë para Gjykatës së lartë në Sheffield të Britanisë së Madhe pasi pas momentit të arrestimit ai kishte pranuar se mbikëqyrte dhe kujdesej për të një fermë kanabisi, në  pronën në Yorkshire e Jugut, ku edhe u arrestua.

Arvanit Dodaj, ka rrëfyer se ishte i detyruar të rriste bimët e kanabisit, në mënyrë që të mund të paguante një borxh prej 5,000 £. Hetuesit i treguan gjykatësit provat sesi i riu shqiptar u kap i fshehur në papafingon e një prone ku policia gjeti 318 bimë kanabis, të ndara në pesë dhoma.

“Sapo hynë në banesë, oficerët gjetën një numër të madh bimësh kanabisi në dhoma. Vetëm një dhomë nuk përdorej për kanabis dhe ajo dukej të ishte përshatuar në dhomë për banim. Në këto pesë dhoma të tjera kishte gjithsej 318 bimë kanabis. I pandehuri u gjet në papafingo, i fshehur pas paneleve dhe çarçafëve”, zbuloi prokurori Samuel Ponniah.

Policia gjeti gjithashtu 138 £ në një sirtar dhe një portofol me 213,51 £ në para cash gjatë bastisjes në Cooper Street, Hyde Park të Doncasterit. Dodaj u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit të drogës së klasit B dhe për zotërimin e pasurisë kriminale, përkatësisht parave të gatshme, pas bastisjes më 21 korrik.

Avokati i mbrojtjes Michael Cane-Soothill tha: “I pandehuri kishte një funksion të kufizuar në drejtimin e aktivitetit kriminal dhe nuk ishte i përfshirë nga presioni, por nga një shkallë shfrytëzimi për shkak të rrethanave të tij. Unë nuk mendoj se ka pasur ndonjë përfshirje në nivel operacional apo menaxherial”.

Cane-Soothill shpjegoi se Dodaj synon të kthehet në Shqipëri dhe të punojë për të shlyer borxhin e tij.

“Ai ka kërkuar falje në gjykatë dhe shpjegoi se i vjen sinqerisht keq për gjithë telashet që ka shkaktuar”, tha më tej avokati.

“Unë e pranoj se paratë do të ishin përdorur për të reduktuar borxhin që keni bërë kur keni zgjedhur të hyni ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ai.

“Ti zgjodhe të luash një rol të madh në rritjen e kësaj kulture për para. Unë e pranoj se paratë do të ishin përdorur për të reduktuar borxhin që keni bërë kur keni zgjedhur të hyni ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar", tha gjykatësi që po trajtonte çështjen.

Arvanit Dodaj u dënua me 20 muaj burg.

britani e madhe arvanit dodaj

Sondazh

Poll