Aktualitet

Kundërshtoi me dhunë efektivët, lirohet nga qelia vajza nga Bilishti: Jam ganstere, kush ka probleme, di ku të më gjejë

E reja tregon se është liruar e se situata është sqaruar, pavarësisht raportimeve në media.

25 Gusht 2022, 18:17 Nga F.M
Kundërshtoi me dhunë efektivët, lirohet nga qelia vajza nga
Deizi Arapi

BILISHT- Deizi Arapi, një 27-vjeçare nga Bilishti ka bërë reagimin e parë pasi përfundoi në polici për prishje të qetësisë publike. Në një postim në Instastory, Arapi e konsideron vete ‘gangstere’ dhe shkruan se në komisariat është trajtuar më mirë seç duhet. E reja tregon se është liruar e se situata është sqaruar, pavarësisht raportimeve në media.

“Përshendetje. Jam Deizi Arapi. Kam parë shumë lajme nga më të ndryshmet. Po unë jam gangsteria! Sapo jam në gjendje të lirë dhe po kthehem në shtëpi. Ansnjë nga lajmet nuk është i vërtetë. Gjithsesi unë këtu jam, kush ka problem di ku të më gjej. Unë jam rrugës për në shtëpi, më kanë trajtuar më mirë seç duhet. Mos u merrni me llafe sepse unë ja dal mbanë, po ju ç’do bëni,”- shprehet Deizi në InstaStory.

Deizi dhe Xhesika Arapi, motra nga Bilishti përfunduan në polici pasi ishin denoncuar nga qytetarët se kishin prishur qetësinë publike. Te reja u përleshën edhe me efekivët, të cilët i kundërshtuan me dhumë në momentin e shoqërimit. Këtë gjë e pohonte vetë policia në njoftimin zyrtar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës”, njoftonte policia.

Deizi Arapi nuk është emër i panjohur për forcat blu. Më 30 tetor të vitit 2018 asaj i është djegur automjeti tip “Smart”. Mjetin ajo e kishte parkuar jashtë banesës, por në mëngjes e gjeti të djegur.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, një automjet tip Smart është djegur në qytetin e Bilishtit. Automjeti tip “Smart” me targa AA 311 JI, ka qenë i parkuar në rrugë në kohën që ka shpërthyer në flakë. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme,”- njoftonte në atë kohë policia.

Hetimet dolën në përfundimin se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje midis vajzave, por asnjë nuk u vu në pranga.

deizi arapi

Sondazh

Poll