Aktualitet

Koka bie po perandoria qëndron, Qyno nxjerr videon e vilës së Gentian Sharrës: Asnjë dritë e fikur 

Vila 'Enea', e cila është marrë në sekuestrim nga Gjykata e Elbasanit, duket se nuk është plotësisht e sekuestruar.

24 Gusht 2022, 22:06 Nga I.A
Koka bie po perandoria qëndron, Qyno nxjerr videon e vilës së
Vila Enea

ELBASAN- Gazetari Elton Qyno ka publikuar një video nga vila e Gentian Sharrës në Bradashesh të Elbasanit. Vila 'Enea', e cila është marrë në sekuestrim nga Gjykata e Elbasanit, duket se nuk është plotësisht e sekuestruar. Kjo pasi në pamjet e mëposhtme, siç shkruan dhe Qyno shihen të gjitha dritat e kësaj vile ndezur. Qyno po ashtu ka ironizuar me faktin se veç fatura e dritave të muajit gusht nuk dihet se sa do të vijë.  

Postimi i Plotë:

Nga fundi i erësirës, del rezidenca e parajsës në Elbasan. Vetem fatura e dritave per muajin Gusht, ku dihet sa do vije. Edhe pse Gentian Sharra fale deshmise se Dumanit eshte izoluar ne burg per akuzen e grabitjes. Edhe pse prokuror Xhilian Seferi vendosi sekuestron e viles dhe pronave te Sharres, kjo video tregon se asnje poç nuk eshte fikur. Super vila ndodhet ne fundin e erresires dhe qendron, si nje rezidence parajse ne Bradashesh.

Vila 'Enea' u sekuestrua me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Gjykata ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të Gentian Sharra dhe të babait të tij, Mustafa Sharrës. Gentian Sharra ka qënë i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”. Sharra është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit,i cili ka treguar se Sharra lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.

gentian sharra elton qyno

Sondazh

Poll