Aktualitet

Rindërtimi/ Qytetarët protestë përpara Bashkisë së Tiranës: Duam drejtësi

Ata po protestojnë sa i përket shembjes së banesave të kualifikimit urban si dhe planit të rindërtimit të 2019.

24 Gusht 2022, 19:35 Nga e.k
Rindërtimi/ Qytetarët protestë përpara Bashkisë së
Pamje nga protesta

TIRANË- Banorët e 5 majit, zonës së Laprakës, Lanës, Kombinatit, Kodrës së Priftit dhe Babrrusë kanë dalë në një protestë para Bashkisë së Tiranës ditën e sotme. 

Ata po protestojnë sa i përket shembjes së banesave të kualifikimit urban si dhe planit të rindërtimit të 2019.

Në protestë është i pranishëm dhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili aktualisht mban detyrën e Sekretarit Organizativ të PD-së.

"Qytetarët protestojnë përpara Bashkisë kundër vjedhjes së pronës.
BANDITËT dhe HAJDUTËT të veshur me pushtet zaptojnë pronat e qytetarëve për pallatet e pushtetarëve", shkruan Balliu në Facebook.

POSTIMI I KLEVIS BALLIUT

bashkia tirane

Sondazh

Poll