Aktualitet

Varianti i ri/ Plagosja në Tiranë, gjithçka ndodhi për një lojë me letra 

Bëhet me dije se shkaku për konfliktin e nisur mbrëmë në rrugën Tasim Shehu në zonën e Dajtit në Tiranë, ka qenë një lojë me letra. 

24 Gusht 2022, 19:16 Nga I.A
Varianti i ri/ Plagosja në Tiranë, gjithçka ndodhi për
Policia

TIRANË- Një variant i ri i plagosjes së mbrëmshme ka dalë në media. Bëhet me dije se shkaku për konfliktin e nisur mbrëmë në rrugën Tasim Shehu në zonën e Dajtit në Tiranë, ka qenë një lojë me letra. 

Në momentin që po luanin, ka nisur sherri mes tyre që agravoi deri në përdorimin e armës dhe plagosjen e 23-vjeçarit Renaldo Mejdani. Ndërkohë që në kërkim që nga mbrëmja e kaluar është shpallur në kërkim autori 49-vjeçar Albert Osteni. 

Po ashtu policia ka arrestuar sot vëllanë e autorit, Aurel Ostreni, pasi dyshohet se pas plagosjes, ai ka marrë dhe fshirë kamerat e lokalit ku ndodhi ngjarja. Vëllai i autorit akuzohet për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal në rrugën Tasim Shehu në zonën e Dajtit. Shkaku i ngjarjes është një konflikt i çastit mes dy fqinjëve, i cili ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Renaldo Mejdani është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa Albert Ostreni është larguar në drejtim të paditur. 

renaldo mejdani albert osteni aurel ostreni

Sondazh

Poll