Aktualitet

FAKTCHECK/ Rama mashtroi! Dosja.al siguron biletën, me 9 euro qytetarët përdorin gjithë muajin transportin publik në Gjermani

Çfarë e shtyu Ramën të gënjente?

24 Gusht 2022, 18:23 Nga F.M
FAKTCHECK/ Rama mashtroi! Dosja.al siguron biletën, me 9 euro
Edi Rama dhe bileta

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gënjeu hapur teksa ndodhej në Austri në Samitin me titull “Zgjimi gjeopolitik i BE-së”. rama u ndal në ndryshimin e jetës për të gjithë qytetarët evropian, kryesisht pas luftës që Rusia ka nsiur në Ukrainë dhe si shembull mori Gjermaninë.

Ai tha se gjermanët, para pak muajsh kishin një biletë me vlerë vetëm nëntë euro që e përdornin për transportin public, por që tashmë nuk do të mund ta shfrytëzojnë atë dhe janë ‘zemëruar’.

“Mendoni për qytetarët në Gjermani që kanë pasur një udhëtim me 9 euro me transportin publik dhe tani janë zemëruar se kjo gjë nuk ndodh më. Kur flasim për Gjermaninë, imagjinoni se çfarë ndodh në një tjetër vend të Ballkanit Perëndimor,”- tha Rama ndër të tjera.

Por, ky është një mashtrim. Kjo pasi bileta në fjalë përdoret ende në Gjermani. Madje Dosja.al ka arritur të sigurijë një të tillë që është e shfrytëzueshme nga data 1 gusht 2022 deri në fund të këtij muaji.

FAKTCHECK/ Rama mashtroi! Dosja.al siguron biletën, me 9 euro
Bileta

Çfarë e shtyu Ramën të gënjente?

edi rama

Sondazh

Poll