Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Berat-Dimal! Dy persona të plagosur, makina përmbyset dhe del nga rruga

Mësohet se një makinë tip "Toyota" është përplasur me një "Ford Focus". Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt Spitalit të Beratit ku po marrin ndihmën mjekësore.

24 Gusht 2022, 17:57 Nga e.k
Aksident në aksin rrugor Berat-Dimal! Dy persona të plagosur, makina
Foto ilustruese

BERAT- Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Berat Dimal duke lënë të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. 

Mësohet se një makinë tip "Toyota" është përplasur me një "Ford Focus". Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt Spitalit të Beratit ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksidentet rrugore berat

Sondazh

Poll