Aktualitet

Ukrainasi u la në burg, konsullja: S’më lanë të hyja në sallë, duhet ta mbroj, të shoh në ç’kushte e mbajnë

Konsullja shton se ndodhet aty për të mbrojtur qytetarin e Ukrainës, për të parë se në çfarë kushtet është mbajtur në qeli dhe nëse po mbrohet nga ndonjë avokat.

24 Gusht 2022, 16:35 Nga F.M
Ukrainasi u la në burg, konsullja: S’më lanë të hyja
Svjetllana Bogndanova

TIRANË- Konsullja e Ukrainës Svjetllana Bogndanova ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së shkallës së parë Elbasan për t’i dalë në mbrojtje të 25-vjeçarit ukrainas, Fjodor Mihajlo i cili ka dalë sot para gjykatës bashkë me dy shtetasit rusë, Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin, që tentuan të hynin në Uzinën e Armëve në Gramsh. Në një deklaratë për mediat, ajo thotë se nuk është lejuar. Konsullja shton se ndodhet aty për të mbrojtur qytetarin e Ukrainës, për të parë se në çfarë kushtet është mbajtur në qeli dhe nëse po mbrohet nga ndonjë avokat.

“Kam ardhur këtu por nuk jam lejuar të futem brenda. Është në detyrën time të mbroij shtetasit e Ukrainës. Ata kanë të drejtë të mbrohen. Kjo është detyra ime, s’e kuptoj pse po ma bëni këtë pyetje. Ai duhet të jetë i mbajtur në kushte të mira, pavarësisht çdo lloj akuze që rëndon mbi të. Duket të mbrohet nga një avokat,”- tha ajo ndër të tjera.

Të tre u vunë në pranga mbrëmjen e 20 gushtit teksa tentuan të hynin në ish-uzinën e armëve në Gramsh. Rusi Zorin u përlesh me ushtarakët që ruanin objektin të cilët nuk e lejuan të hynte uzinë, duke i sulmuar edhe me një spraj neuroparalizues. Në dëshminë e tyre në polici pas arrestimit, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Çfarë ndodhi më 20 gusht? 

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec.

svjetllana bogndanova

Sondazh

Poll