Aktualitet

Zjarri në zonën e mbrojtur në Karaburun, Prefekti i Vlorës: Jemi në përfundim të kësaj situate! Flakët janë neutalizuar

Në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse erdhi dhe një helikoper për të ndërhyrë nga ajri. Mësohet se deri më tani kanë arritur të neutralizohen flakët në pjesën lindore të kësaj vatre.

24 Gusht 2022, 16:27 Nga e.k
Zjarri në zonën e mbrojtur në Karaburun, Prefekti i Vlorës:
Pamje nga zjarri i rënë

VLORË- Një zjarr i madh përfshiu ditën e djeshme zonën e mbrojtur në Karaburun për shkak të një shkarkesë elektrike. Në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse erdhi dhe një helikoper për të ndërhyrë nga ajri. Mësohet se deri më tani kanë arritur të neutralizohen flakët në pjesën lindore të kësaj vatre.

Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna e ekipeve zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Në një bisedë tëlefonike të bërë për "Fax News" Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj  ka treguar se sot situata është qetësuar zjarri pothuajse është fikur.

"Situata që po flasim është normalizuar, zjarri pothuajse është fikur.  Pas ditës së mundimshme të djeshme zjarri është shuar falë kontributit të FA, zjarrfikësve të Himarës , vullnetarëve dhe trupave të tjerë. Jemi në përfundim të kësaj situate. Zjarri ka qenë për shkak të shkarkesës elektrike. Zjarri ka qenë përshkrues. Nuk mund të themi se sa hektarë jane por ka qenë vatër e madhe. Zona aktive me zjarr në Vlorë nuk ka për momentin. Nje kontribut kanë dhënë forcat ajrore me hekilopter", tha ai.

zjarret ne vend vlore

Sondazh

Poll