Aktualitet

VD-Rusët në burg për spinazh, avokati: Ne duam dokumentet, prokuroria i bie shkurt e thotë janë sekret

Avokati shton se e vetmja përgjigje që ka marrë nga prokuroria është se të gjtha dokumentet në lidhje me këtë çështje cilëson sekret hetimor.

24 Gusht 2022, 14:08 Nga F.M
VD-Rusët në burg për spinazh, avokati: Ne duam dokumentet,
Avokati i rusit Mikhail Zorin

TIRANË- Avokati i rusit Mikhail Zorin që u vu në pranga pasi sulmoi ushtarët, ka thënë se klienti i tij nuk pranon që të qëndrojë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ dhe se kërkon një masë më të butë. Pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit për ta lënë në burg pas ngjarjes së ndodhur në Gramsh, avokati tha se ka kërkuar që të njihet me provat e prokurorisë mbi të cilën bazohet vendimi, por kjo gjë u është refuzuar. Avokati shton se e vetmja përgjigje që ka marrë nga prokuroria është se të gjtha dokumentet në lidhje me këtë çështje cilëson sekret hetimor.

"Pretenduan që i kanë dhënë deklarimet dhe me vendim të prokurorit të rrethit janë sekret hetimor. Nuk dhanë sqarime me detaje. Lidhur me atë do ti mbetet hetimit për të zbuluar të ardhmen. Nuk jam në dijeni të bashkëpunimit të tij. Jam avokat i caktuar nga gjykata. Deklarimet e tij i ka dhënë dhe ato janë sekret hetimor dhe nuk mund të them asnjë lloj informacioni. I mbrojturi nga unë ka debatuar me rojet e objektit dhe ka përdorur një sprey me spec djegës, siç e përdor ai në gjuhën e tij, pasi është ndjerë i dhunuar. Kjo është e gjithë ngjarja. Ne kërkuam të njiheshim me materialet, por akuza i bioe shkurt dhe thotë që ne kërkesën tonë e kemi të bazuar në prova,"- tha avokati. 

Të tre u vunë në pranga mbrëmjen e 20 gushtit teksa tentuan të hynin në ish-uzinën e armëve në Gramsh. Rusi Zorin u përlesh me ushtarakët që ruanin objektin të cilët nuk e lejuan të hynte uzinë, duke i sulmuar edhe me një spraj neuroparalizues. Në dëshminë e tyre në polici pas arrestimit, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Çfarë ndodhi më 20 gusht? 

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec.

mikhail zorin ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll