Aktualitet

Po ikte drejt Malit të Zi, kapet me 200 mijë euro shqiptari në kufi, ‘sirtari’ ku i kishte fshehur

Paratë janë sekuestruar, ndërsa për arrestimin e të riut shqiptar është njoftuar shteti shqiptar.

24 Gusht 2022, 14:52 Nga F.M
Po ikte drejt Malit të Zi, kapet me 200 mijë euro shqiptari në
Foto Ilustruese

MALI I ZI- Një qytetar shqiptar është arrestuar në pikën kufitare mUriqan pasi ka tentuar të kalojë në Malin e Zi me mbi 200 mijë euro të padeklaruara. Në njoftim bëhet me dije se shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, i është gjetur një qese najloni në të cilën kishte një sasi të madhe të kartëmonedhave në prerje prej 50 euro.

Pas kontrollit të imtësishëm, nën sediljen e shoferit është gjetur një tjetër çantë me para. Shuma totale e parave të padeklaruara të gjetura është 202.060 euro. Paratë janë sekuestruar, ndërsa për arrestimin e të riut shqiptar është njoftuar shteti shqiptar.

Njoftimi: ZGP Sukobin - Muriqan, më 23 gusht, gjatë kontrollit të një mjeti motorik të pasagjerëve i drejtuar nga shtetas i Republikës së Shqipërisë, janë gjetur një sasi e madhe parash të padeklaruara. Në pjesën e automjetit nën sirtarin e përparmë djathtas, është gjetur një qese najloni në të cilën kishte një sasi të madhe të kartëmonedhave në prerje prej 50 euro. Pas kontrollit të imtësishëm, nën sediljen e shoferit është gjetur një tjetër çantë me para. Shuma totale e parave të padeklaruara të gjetura është 202.060 euro. Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, në bashkëpunim me pjesëtarë të Drejtorisë Policore të Malit të Zi dhe punonjës të doganave dhe policisë të Republikës së Shqipërisë kanë kryer kontroll të automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit. Paratë e gjetura të padeklaruara janë mbajtur përkohësisht deri në përfundimin e procedurës.

sekuestrohen 200 mije ne muriqan muriqan

Sondazh

Poll