Aktualitet

Në kërkim për shpërdorim detyre, kush është Arben Isaku, numri dy i PS-së në Durrës

10 Gusht 2019, 12:01 Nga DOSJA
Në kërkim për shpërdorim detyre, kush është Arben

DURRËS–  Pas aksionit “Plazh i lirë” në Durrës, Policia shpalli në kërkim Arben Isakun zëvendësdrejtorin e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit. 

Isaku  akuzohet se në bashkëpunim ka dhënë leje legalizimi për për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Po kush është Arben Isaku?

Arben Isaku mban postin e numrit dy të PS-së në Durrës. Ai është sekretar i Përgjithshëm i degës së PS-së në Durrës. Gjithashtu është kryetar aktuali i grupit të këshilltarëve socialistë në bashkinë e Durrës që drejtohet nga Valbona Sako.

Në vitin 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNIT por me shkrirjen e këtij institucioni me Kadastrën, Isaku u lirua nga detyra. Ai u emërua në postin e zv/ drejtorit të Kadastrës në Durrës.

Ditën e sotme në prangat e policisë së Durrësit ka rënë një person si edhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë pajisur me legalizim duke falsifikuar dokumentet dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben isaku operacioni plazh i lire policia e durresit arben isaku operacioni plazh i lire policia e durresit

Sondazh

Poll