Aktualitet

Me bimë medicinale mbi shpinë/ Dy gra rrëmbehen nga lumi Vjosa në Dragot, humb jetën 50-vjeçarja, tjetra rëndë në spita

10 Gusht 2019, 11:56 Nga DOSJA
Me bimë medicinale mbi shpinë/ Dy gra rrëmbehen nga lumi Vjosa

TEPELENË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë fshatin Dragot, ku dy gra janë marrë nga rrjedha e lumit Vjosa.

Të dyja gratë, banuese në Këlcyrë, po përpiqeshin të kalonin lumin por u morrën para nga rruma e tij.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy gratë kanë qënë duke mbledhur lule medicinale pasi janë gjetur me thasë në shpinë.

Njëra prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tjetra është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës. Viktima mësohet se është Eli Beqiri, 50-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eli beqiri gjirokaster mbyten grate ne lumin vjosa eli beqiri gjirokaster mbyten grate ne lumin vjosa

Sondazh

Poll