Aktualitet

Plagosja në Tiranë, Policia: 49-vjeçari është shpallur në kërkim

Në njoftim bëhet me dije se 49-vjeçari ka plagosur fqinjin e tij në një konflikt të çastit dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

23 Gusht 2022, 22:47 Nga I.A
Plagosja në Tiranë, Policia: 49-vjeçari është
Foto Ilustruese

TIRANË- Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me plagosjen e sotme në Tiranë. Në njoftim bëhet me dije se 49-vjeçari ka plagosur fqinjin e tij në një konflikt të çastit dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç. Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

plagosje ne tirane

Sondazh

Poll