Aktualitet

Gjithçka për një sherr banal, zbardhet dinamika e plagosjes së sotme

Mësohet se gjithë ngjarja ka nisur për një sherr banal mes dy fqinjëve në një lokal.

23 Gusht 2022, 23:01 Nga I.A
Gjithçka për një sherr banal, zbardhet dinamika e plagosjes
Foto Ilustruese

TIRANË- Dinamika e plagosjes së sotme në rrugën Tasim Shehu në Tiranë është zbardhur. Mësohet se gjithë ngjarja ka nisur për një sherr banal mes dy fqinjëve në një lokal.

Konflikti i nisur ka agravuar në përdorimin e armës, ku dhe mbeti i plagosur 23-vjeçari Renaldo Mejdani. Menjëherë pas ngjarjes 49-vjeçari Albert Ostreni është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që Mejdani është transportuar në spitalin e Traumës. 

Policia ka shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të plagosjes. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në Tiranë si dhe në Elbasan për kapjen e autorit.

renaldo mejdani albert ostreni plagosje ne tirane

Sondazh

Poll