Aktualitet

EMRI/ Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset një 19-vjeçar

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

23 Gusht 2022, 20:51 Nga I.A
EMRI/ Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset një
Foto Ilustruese

VLORË- Një sherr mes të rinjve ka çuar në plagosjen e një 19-vjeçari mbrëmjen e sotme. Mësohet se sherri ka ndodhur në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë. Konflikti ka qenë për motive të dobta, ndërkohë që i riu me emrin Elton Kondaj është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi  E. K, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

elton kondaj sherr ne vlore

Sondazh

Poll