EMRI/ Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset një 19-vjeçar
Foto Ilustruese VLORË- Një sherr mes të rinjve ka çuar në plagosjen e një 19-vjeçari mbrëmjen e sotme. M&e...
Por Sleva nga Shën Peterburgu në Rusi, verën e vitit të shkuar pa marrë asnjë leje mundi të hyjë në Poliçan e më pas në Gjadër.
TIRANË- Të huajt të cilët duan t’i vizitojnë, duhet të marrin leje nga Shtabi Përgjithshëm i ushtrisë. Por Sleva nga Shën Peterburgu në Rusi, verën e vitit të shkuar pa marrë asnjë leje mundi të hyjë në Poliçan e më pas në Gjadër. 31-vjeçari rus ka postuar në rrjetet sociale çfarë pa dhe gjeti në këto dy objekte. Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, nga Finlanda ku ndodhet momentalisht, Sleva fillimisht tregon se përse kaq shumë interes për të dhe të tjerë persona në të vizituarin e ish bazave ushtarake të kohës së komunizmit.
“Sepse është histori. Shumë prej të rinjve nuk e njohin historinë. Nuk i bëhet vonë për historinë. Ndërsa disa si unë pëlqejnë të vizitojnë objekte të tilla ta braktisura për ta parë me sytë e tyre. Kjo të jep një ndjesi të jashtëzakonshme të shkosh në vende ku është bërë histori, tashmë të braktisura dhe shumë njerëz nuk e dinë që ekzistojnë”, deklaroi ai.
Muhamed Veliu: Ju vizituan ish fabrikën e Poliçanit. Sa e vështirë ishte për të hyrë?
Sleva: Në fakt ishte shumë e lehtë. Nuk kisha plan të shkoja në Poliçan . Po shkoja për tek kanionet e Osumit. Kalova afër Poliçanit dhe dëgjova për këtë fabrikë. Nuk dija që ekzistonte apo si të hyja. Ndalova dhe pyeta disa banorë lokal. Të gjithë më thonin. Shiko, atje është fabrika por është e mbyllur dhe e braktisur. Shkova atje. Nuk pash asnjë njeri. Ishte një ushtar. Kur u futa pash me sytë e mi shumë arka me fishekë. Ishte e pabesueshme. E vështirë ta besoje se këto arka qëndronin ende atje. Kushdo mund të futej e të bënte ctë donte. Unë s’kisha ndonjë qëllim të lig. Thjesht po eksploroja por nëse ndonjë person me qëllime të këqija do të kishte informacion për këtë vend, atëherë ju mund të nisni një luftë. Kishte shumë fishekë. Fishekë kallashnikovi, pluhur me ngjyrë të zezë, mina tokësore, granata, veshje anti plumb, shumë gjëra. Armë të vërteta.
Muhamed Veliu: Po ashtu vizituat edhe ish aeroportit ushtarak të Gjadrit. Çfarë vështirësi ndeshët të hynit atje?
Sleva: Pash që jashtë ishte një ushtar me një kallashnikov. Kur pash ushtarin atëherë e kuptova se isha në vendin e duhur. Tentova të futem nga njëra anë e derës por ishte e mbyllur ndërsa tjetra ishte e hapur. Askush nuk më pa. Hyra brenda dhe u trondita nga ajo që pashë. Numri i madh i avionëve parkuar atje për shumë dekada. Bëra fotografi dhe u largova. Askush nuk kishte pritshmëri për të tillë vizitorë si unë. Atje nuk është asgjë për të vjedhur. Këto vende kanë interes për persona si unë. Eksploratorë urban.
Muhamed Veliu: Ushtari a ju tha diçka?
Sleva: Jo. Natyrisht jo. Askush besoj se do të jepte leje të hyja atje.
Muhamed Veliu: Pra ta qartësojmë këtë. Ju nuk morët asnjë leje për të hyrë në Poliçan dhe Gjadër. A është kjo korrekt?
Sleva: Jo. Jo. Natyrisht jo. Unë nuk e kam bërë të gjithën këtë vetëm.
Muhamed Veliu: Çfarë mendoni për tre personat dy rus dhe një ukrainas të arrestuar në Shqipëri nën dyshim se u përfshinë në aktivitete spiunazhi?
Sleva: Unë i njoh ata. Janë eksplorues urban, njësoj si unë , njësoj si ata që pëlqejnë vende të braktisura. Mund të isha unë në pozitat e tyre sot. Ata nuk kanë ardhur atje të bëjnë spiunazh siç edhe ju e thatë. Ata s’kanë bërë asgjë të keqe. Nuk e di çfarë ka ndodhur me incidentit që patën me ushtarët. Nuk janë spiun. Janë turist. Eksploratore.
Muhamed Veliu: A e njihni personalisht Svetlana Timofoeva? Çfarë mund të na thoni rreth saj?
Sleva: Unë kam njohje personale me këta njerëz.
Muhamed Veliu: Njëri nga tre të arrestuarit Mikhail Zorin besohet se ka pranuar përfshirjen e tij në aktivitet spiunazhi për Rusinë. Si e shikoni këtë zhvillim?
Sleva: Unë nuk e besoj këtë. Nuk është e vërtetë. Ai donte të hynte të bënte foto dhe të largohej. Kjo nuk është çështje e Rusisë. Ai thjesht është një eksplorues urban. Kjo nuk sjell asgjë të keqe. Unë mendoj se nëse Rusia synon të futet fshehurazi diku ata do të përdorin njerëz shumë shumë të trajnuar krahasuar me këta të tre. Rusia nuk ka mungesa për të tillë njerëz.
Foto Ilustruese VLORË- Një sherr mes të rinjve ka çuar në plagosjen e një 19-vjeçari mbrëmjen e sotme. M&e...
Zjarri ne Vlore VLORË- Një tjetër vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mëso...
Foto ilustruese TEPELENË- Ish kampi i internimit të Tepelenës ishte një nga vendet ku gjatë regjimit komunist humbën jetë...
Mbërrin helikopteri për shuarjen e flakëve në Palasë VLORË- Ka mbërritur helikoperi i ushtrisë për të ndi...
Policia italiane ITALI- Një shqiptar i kërkuar në të gjithë Evropën për vjedhje është arrestuar në Udine ...
SHKODËR- Dita europiane e përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare bashkoi sot në Shkodër ish të burgosur dhe t&eum...
Ledjon Brakaj dhe viktimat MALTË- Ledjon Brakaj, 36-vjeçari shqiptar që akuzohet se dogji për së gjalli gjyshe e nip e më p...
ANGLI- Media britanike Telegraph ka bërë një artikull mbi shqiptarët që janë deportuar nga Anglia. Në artikullin e pre...
Fabio Balliu BRITANI E MADHE- Fabio Balliu, 23 vjeç, një kuzhinier shqiptar që u kap me 171 bimë kanabisi me vlerë mbi 60,000 pa...
Pamje nga trafiku i rënduar TIRANË- Përplasja e dy automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës ka sjellë një traf...