Bota

Vizita në Kosovë, Escobar dhe Lajçak nisin takimet me liderët e opozitës

Escobar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, po zhvillon takimet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

23 Gusht 2022, 21:01 Nga I.A
Vizita në Kosovë, Escobar dhe Lajçak nisin takimet me
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak

KOSOVË- I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor nga SHBA, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak kanë nisur takimet me liderët opozitarë në Kosovë.

Escobar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, po zhvillon takimet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Escobar dhe Lajçak takuan edhe presidenten Vjosa Osmani, ndërkohë që takimi me Kurtin u anulua.

escobar dhe lajcak ne kosove

Sondazh

Poll