Bota

Osmani pas takimit me Escobar: Kosova do vazhdojë të jetë palë e barabartë në dialog

Pas takimit Escobar nuk iu përgjigj interesit të medias për atë se çfarë u diskutua në takim ndërkohë mësohet se Osmani është shprehur se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

23 Gusht 2022, 20:19 Nga e.k
Osmani pas takimit me Escobar: Kosova do vazhdojë të jetë
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani

PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim që zgjati rreth 2 orë, të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. 

Pas takimit Escobar nuk iu përgjigj interesit të medias për atë se çfarë u diskutua në takim ndërkohë mësohet se Osmani është shprehur se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

"Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, është shprehur Osmani.

Vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që pati kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiç, në Bruksel.

gabriel escobar ne kosove

Sondazh

Poll