Bota

FOTO/ OKB e alarmuar: Rusia po ndërton kafaze metalikë për të burgosurit ukrainas

Rusia mohon torturën ose forma të tjera të keqtrajtimit të të burgosurve. Ajo thotë se forcat e saj në Ukrainë janë të angazhuara në një "operacion special ushtarak" për të çarmatosur vendin dhe për të larguar nacionalistët e ekstremit të djathtë që i konsideron një kërcënim për sigurinë e vetë Rusisë.

23 Gusht 2022, 20:46 Nga e.k
FOTO/ OKB e alarmuar: Rusia po ndërton kafaze metalikë për
Pamje nga vija e frontit

UKRAINË- Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se është e shqetësuar nga raportet se Rusia planifikon të gjykojë të burgosurit ukrainas të luftës në Mariupol të pushtuar nga Rusia.

FOTO/ OKB e alarmuar: Rusia po ndërton kafaze metalikë për

"Autoritetet e mbështetura nga Rusia duket se po instalojnë kafaze metalike në një sallë në Mariupol si pjesë e planeve për të krijuar atë që ata e quanin një tribunal ndërkombëtar", tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

"Ne jemi shumë të shqetësuar për mënyrën se si po bëhet kjo. Ka fotografi në media të kafazeve që po ndërtohen në sallën e filarmonisë së Mariupolit, kafaze vërtet masive dhe me sa duket ideja është të frenohen të burgosurit," tha Shamdasani, duke cituar imazhet në mediat sociale.

Rusia mohon torturën ose forma të tjera të keqtrajtimit të të burgosurve. Ajo thotë se forcat e saj në Ukrainë janë të angazhuara në një "operacion special ushtarak" për të çarmatosur vendin dhe për të larguar nacionalistët e ekstremit të djathtë që i konsideron një kërcënim për sigurinë e vetë Rusisë.

ukraine rusi

Sondazh

Poll