Bota

Dy orë takim "kokë më kokë"! Diplomati amerikan nuk jep asnjë deklaratë për çfarë u diskutua

Në dalje të takimit që zgjati rreth 2 orë, Escobar nuk ka pranuar që të flasë për mediat që ndodheshin jashtë selisë së presidencës.

23 Gusht 2022, 18:56 Nga e.k
Dy orë takim "kokë më kokë"! Diplomati amerikan
Gabriel Escobar

PRISHTINË- Ka përfunduar takimi mes të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani. 

Në dalje të takimit që zgjati rreth 2 orë, Escobar nuk ka pranuar që të flasë për mediat që ndodheshin jashtë selisë së presidencës.

Ndërkohë diplomati i lartë amerikan gjatë mbrëmjes së sotme do të zhvillojë takime dhe me liderët e opozitës.

Vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që pati kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiç, në Bruksel.

gabriel escobar ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll