Art&Argëtim

Dirigjenti shqiptar thirrje Majkos: Është hipokrizi të harxhosh miliona për të marrë “mendjen” e Diasporës

23 Shkurt 2019, 17:48 Nga DOSJA
Dirigjenti shqiptar thirrje Majkos: Është hipokrizi të harxhosh

Dirigjenti shqiptar Bujar Llapaj, i cili jeton në Kanada, i ka bërë thirrje ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, të anulojë Samitin e Diasporës Shqiptare,  i planifikuar të zhvillohet në datat 28 shkurt-2 mars.

Reagimi i plotë Bujar Llapaj:

Ministrit të Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko

I nderuar zoti Ministër,

Para disa ditësh nga zyra Juaj mora një email-ftesë për Samitin II të Diasporës.

Fillimisht desha T’ju falenderoj për ftesën dhe duke patur një konsideratë të veçantë për Ju personalisht si një politikan i papërfolur për korrupsion, si një patriot me zemër, si një zë i pavarur edhe kundër të gjithëve si në rastin e votmit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar , do të desha publikisht T’ju shpreh arësyet përse unë refuzoj të marr pjesë në atë Samit,shqip: mbledhje apo kuvend të Diasporës.

I nderuar zoti Majko, Ju drejtohem Juve si një figurë politike e pakompromentuar jo vetëm e PS-së: do të ishte në nderin dhe respektin e Diasporës dhe Tuajin personal që ta anulloni këtë Samit.

Duke gjykuar që “Rilindja” është shndërruar në një sekt politiko-ekonomik që nuk përfaqëson jo vetëm shqiptarët dhe hallet e tyre, por as PS-në,do të doja që e Ju, qoftë dhe i vetëm,të mbeteni tek idealistët e Partisë Socialiste!

Me respekt dhe konsideratë të veçantë,

Bujar Llapaj

Vankuver, Kanada.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture bujar llapaj pandeli majko samiti i dyte i diaspores bujar llapaj pandeli majko samiti i dyte i diaspores

Sondazh

Poll