Art&Argëtim

Tradita e Beratit, mëngjesin e sotëm karnavalet gjallëruan qytetin

23 Shkurt 2019, 16:39 Nga DOSJA
Tradita e Beratit, mëngjesin e sotëm karnavalet gjallëruan

Festa e karnavaleve i dha jetë fundjavës në Berat. Protagonistët e vegjël ishin fëmijët e kopshteve dhe shkollave të qytetit. Nën maskat e personazheve më të dashura ata dhuruan një shfaqje të vërtetë që zgjati për disa orë në pedonalen e qytetit.

Aktiviteti ishte pjesë e një kalendari të bashkisë për të gjallëruar jetën kulturore në qytetin muze të mbrojtur nga UNESCO. “Të gjitha festat lokale të bëhen pjesë e guidave turistike”- u shpreh Afize Skëndo, nënkryetare e Bashkisë Berat.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se këto festa u organizuan me qëllimin e vetëm për t’i dhënë larmi qytetit veçanërisht në fundjavë, ku edhe stina e dimrit ofron tepër aktivitete për turistët e qytetit muze.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture berati ne unesco karnavalet ne berat qyteti muze i beratit berati ne unesco karnavalet ne berat qyteti muze i beratit

Sondazh

Poll