Bota

Putin nderon vajzën e filozofit ultra-nacionalist, pasi u vra nga shpërthimi i një bombe në makinë

pas vdekjes Darya Duginas, vajzës së filozofit ultra-nacionalist me ndikim Alexander Dugin, sipas një dekreti të nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin, Rusia i ka dhënë një urdhër guximi.

23 Gusht 2022, 11:24 Nga s.s
Putin nderon vajzën e filozofit ultra-nacionalist, pasi u vra nga
Putin

RUSI- Rusia i ka dhënë një urdhër guximi pas vdekjes Darya Duginas, vajzës së filozofit ultra-nacionalist me ndikim Alexander Dugin, sipas një dekreti të nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin.

Duginas iu dha nderimi “për guximin dhe vetëmohimin e treguar në kryerjen e detyrës së saj profesionale”, thuhet në dekret.

Në dekret thuhet se ajo u shpërblye për punën e saj si korrespondente për Tsargrad Media, raporton CNN.

Rusia ka fajësuar shërbimin ukrainas të sigurisë për shpërthimin e makinës me bombë që vrau Duginan. Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në shpërthim.

rusi lufta ukraine-rusi alexander dugin putin

Sondazh

Poll