Bota

Shmanget VRASJA e minorenit në Kosovë, policia i merr armën nga dora 38-vjeçarit

Policia arreston 38-vjeçarin. I sekuestron një armë të zjarrit (pistoletë),një karikator me katër fishekë dhe një mjet të mprehtë i kombinuar (dara).

23 Gusht 2022, 09:46 Nga A.B
Shmanget VRASJA e minorenit në Kosovë, policia i merr armën nga
Policia

KOSOVË- Policia ka mundur të shmangë një vrasje në Ferizaj. 'Express' raporton se mbrëmjen e djeshme , rreth orës 21:00, policia rajonale e Ferizajt mori informacion se në lagjen ‘’Iliria ‘’, në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj një person me inicialet A.S ( M/K) i moshës 14 vjeçar ishte sulmuar nga një person tjetër me inicialet G.H ( M/K) i moshës 38 vjeçar.

'Policët kanë dalë në vendngjarje dhe  kanë arritur që nga i dyshuari “G.H t’ia heqin nga dora armën e zjarrit, i cili e kishte të drejtuar kundrejt viktimës A.S”, njofton policia.

Autori është arrestuar, ndërsa si provë materiale policia ka konfiskuar: “Një armë të zjarrit (pistoletë),një karikatorë me katër fishekë dhe një mjetë të mprehtë i kombinuar (dara)”.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtjeshme hetimore.

kosove policia kosove shmanget vrasja

Sondazh

Poll