Bota

Ngjarje tragjike në Britani, 9-vjeçarja qëllohet për vdekje me armë brenda shtëpisë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Britani, ku një vajzë 9-vjeçare është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda shtëpisë. Ajo sapo është dërguar në spital ka ndërruar jetë.

23 Gusht 2022, 10:04 Nga s.s
Ngjarje tragjike në Britani, 9-vjeçarja qëllohet për
Policia Britanike

BRITANI- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Liverpool, Britani, ku një vajzë 9-vjeçare është qëlluar për vdekje në gjoks nga një burrë i panjohur. 9-vjeçarja është dërguar në gjendje kritike për në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

Një burrë dhe një grua mbetën të plagosur gjatë incidentit brenda shtëpisë. Ata të dy janë dërguar në spital për të marrë mjekim për plagët e marra.

Ndihmës shefi i policisë Jenny Sims deklaroi: “Ky është një incident vërtet tronditës në të cilin tragjikisht një vajzë e re dhe e pafajshme është qëlluar dhe fatkeqësisht ka vdekur. Mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e saj në këtë kohë shumë të vështirë. Asnjë prind nuk duhet të vuajë kurrë humbjen e një fëmije në këto rrethana të tmerrshme”.

britani vrasje

Sondazh

Poll