23 Gusht 2022, 07:48
Nga A.B
Gabriel Escobar dhe Mirsllav Lajcak
KOSOVË- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të jenë të pranishëm ditën e sotme në Prishtinë.
Bashkimi Europian ka konfirmuar për mediat në Kosovë, vizitën e Lajçak dhe Escobar. Në përgjigjien e dhënë nga zyrtarja për shtyp e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Paloma Hall Cabalero, thuhet se këtë vizitë të Lajçak në Kosovë por edhe në Serbi, e kërkoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
”Në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë të enjten e kaluar, të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë diskutimet. Në vazhdim të takimeve të javës së kaluar, Përfaqësuesi i Lartë Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak që të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi këtë javë (24-25 gusht 2022) në mënyrë që të avancohet drejt një zgjidhjeje të pëlqyeshme reciprokisht për të shmangur tensionet e reja në terren. Në misionin e tij, atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar”, thuhet në përgjigje për Klan Kosovën.
Gabriel Escobar pritet të takohen kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqin. Këto takime do të zhvillohen në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.
Nuk dihet nëse Escobar do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, por është raportuar se ai do ta takojë gjatë ditës presidenten Vjosa Osmani.
Vizita e Escobar dhe Lajçak vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që zhvilloi kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiç, në Bruksel.
escobar dhe lajcak ne kosove mirosllav lajçak gabriel escobar
Bota
23 Gusht 2022, 07:10
s.s
Ukrainë-Rusi
UKRAINË- Sot shënon dita 181 që prej pushtimit rus ndaj Ukrainës. Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi ndaloi...
Bota
22 Gusht 2022, 23:00
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidenca ka shpenzuar mbi 86 mijë euro nga buxheti i shtetit për periudhën janar – qershor të kë...
Bota
22 Gusht 2022, 22:52
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i bëri thirrje NATO-s të dielën q&...
Bota
22 Gusht 2022, 22:36
I.A
Shkëlzen Maliqi
KOSOVË- Analisti politik nga Kosova, Shkëlzen Maliqi ka thënë se me 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës nis zbat...
Bota
22 Gusht 2022, 22:25
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një shtatëvjeçar nga Gjakova ka mbetur i vdekur mbrëmjen e së dielës. Mësohet se ngjarja ...
Bota
22 Gusht 2022, 22:17
I.A
pamje nga dhuna
SHBA- Policia e Shtetit të Arkansas ka nisur një hetim pasi tre oficerë vendas të zbatimit të ligjit u panë n...
Bota
22 Gusht 2022, 21:30
I.A
Jahti i fundosur
ITALI- Janë shfaqur pamjet e momentit kur një superjaht u mbyt plotësisht në Detin Mesdhe. BBC shkruan se anija 40 met...
Bota
22 Gusht 2022, 21:20
I.A
UKRAINË – Shefi i ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi thotë se si pasojë e sulmit të Rusisë në Ukrainë...
Bota
22 Gusht 2022, 21:00
s.s
Abdullah F. Al Basman, dhe makina e tij Bugatti
LONDËR- Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Londër, ku disa pamje filmike jan&eu...
Bota
22 Gusht 2022, 21:08
e.k
Aleksandër Vulin dhe Aleksandër Vuçiç
RUSI- Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandër Vulin u takua të h&e...